PDK-ja kërkon debat parlamentar për gjetjet e raportit të DASH-it
Foto: Laura Hasani

PDK-ja kërkon debat parlamentar për gjetjet e raportit të DASH-it

Aktuale April 25, 2024 - 10:55

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës nga PDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paraqitur kërkesën që në rend të ditës të futet edhe debati parlamentar për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton Zeri.info.

“Kërkojmë të plotësohet rendi i ditës me një debat parlamentar me gjetjet e raportit të DASH-it. Mendoj se është një prej çështjeve më të rëndësishme dhe është e nevojshme ta trajtojmë këtë raport në këtë seancë”, ka thënë Tahiri.

Ky propozim nuk është përkrahur nga partia në pushtet, ata kanë propozuar të caktohet një ditë tjetër për debat parlamentar në lidhje me raportin. /Zëri