Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”

Vuçiqi u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”

Aktuale April 25, 2024 - 10:15

“Nëse e kam ofenduar dikë në Slloveni, kërkoj falje, por nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Nju-Jorku.

Unë kam thënë se sllovenët janë të neveritshëm, duke menduar në seancën e Këshillit të Sigurimit. Kjo ishte tema dhe çdokush e kishte të qartë se kishte të bënte me individë dhe me politikën e tyre. Sigurisht që nuk ky është fjalor që duhet përdorur, por unë në mënyrë njerëzore thashë atë çfarë mendoj për politikën e tyre”, ka thënë Vuçiqi në një deklaratë para gazetarëve.

Ai ka shtuar se mendon më të mirën për sllovenët si popull dhe se ka shumë miq dhe të afërm në Slloveni.

“Nëse kam ofenduar dikë, dua t’i kërkoj falje gjithë publikut të Sllovenisë dhe në të njëjtën kohë të them se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë, sepse ata po udhëheqin një politikë të “neveritshme” ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ka vazhduar Vuçiqi, me të vjetrën.

Ai ka shtuar se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është vlerësuar si diçka e tmerrshme, por se cenimi i integritetit territorial të Serbisë nuk është vlerësuar si “e tmerrshme”.

“Nuk është e tmerrshme që ata po sponsorizojnë rezolutën për Srebrenicën kundër popullit tonë, pa u konsultuar me ne, pa na informuar apo pyetur paraprakisht. Gjithashtu shfrytëzoj rastin të ftoj Kryeministrin e Sllovenisë Robert Golob dhe presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar në Beograd dhe Serbi. Sigurisht që është e nevojshme të kërkoj falje edhe një herë, të theksoj se sigurisht nuk e kisha fjalën për sllovenët, por për t’u thënë atyre në sy se çfarë mendoj për politikën e tyre “të keqe” ndaj Serbisë dhe popullit serb”, përfundoi Vuçiqi.