Bordi i KEK-ut liron nga detyra Nagip Krasniqin

Bordi i KEK-ut liron nga detyra Nagip Krasniqin

Aktuale April 24, 2024 - 13:50

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi.

Këtë e ka bërë ditur vetë KEK-u, përmes një njoftimi për media, transmeton Zeri.info.

Në njoftim thuhet se pas vendimit për lirimin e Krasniqit nga detyra, në ditët në vazhdim do të nisin procedurat për shpalljen e konkursit për kryeshef ekzekutiv të ri.

“Bordi i Drejtorëve të KEK SHA, duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje më 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme, të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës”.

“Bordi i Drejtorëve të KEK SHA ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi”.

“Bordi i Drejtorëve të KEK SHA po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të iniciohen procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Zëri