Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri

Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Dielli do të lindë përsëri

Aktuale April 24, 2024 - 11:17

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes.

Krasniqi ka postuar një fotografi me Thaçin dhe ka shkruar: “Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lindë përsëri!”.

Thaçi sot mbushi 56 vjeç dhe kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.

Ai dha dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidenti dhe që atëherë ai po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë nën akuzat për krime lufte.