U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak

U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak

Aktuale April 23, 2024 - 15:07

Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit Sasha Magazinoviq, i cili si përfaqësues i shtetit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, kur më 16 prill Asambleja me shumicë votash aprovoi raportin e raportueses, Dora Bakoyannis.

Mbrojtja e afërt Magazinoviqit i është ofruar pas një numri të madh të kërcënimeve që i mori, përfshirë ato me jetë dhe kjo mu për shkak të votës së tij për Kosovën në KiE, njofton Klankosova.tv.

Këto kërcënime i ka publikuar Magazinoviqi në llogarinë e tij në X.

Pos tij në favor të Kosovës para një jave votoi deputetja tjetër boshnjake, Sabina Çudiq, kurse dy deputetët e tjerë që vijnë nga Republika Serbe e Bosnjës.