Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren dy vendime
Foto: Laura Hasani

Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren dy vendime

Aktuale April 23, 2024 - 14:41

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime

Me vendimin e parë ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

Ndërsa me vendimin e dytë u themelua Komisioni i Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur më 14.03.2024. /Zëri