Hoxhaj: Moszgjedhja e Perlaskajt deputete në Kroaci, shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve
Foto: fah

Hoxhaj: Moszgjedhja e Perlaskajt deputete në Kroaci, shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve

Aktuale April 23, 2024 - 09:31

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për moszgjedhjen e Ermina Lekajt-Perlaskajt si deputete e kuvendit të Kroacisë, e cila për vite me radhë mbante këtë pozitë atje.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkroi se Ermina Lekaj Perlaskaj ishte zëri, guximi dhe vendosmëria e gjithë shqiptarëve në kuvendin e Kroacisë.

Kështu u shpreh Hoxhaj, derisa tha se moszgjedhja e saj është shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve, që sipas tij ka pikënisjen në Prishtinë dhe Gostivar.

"Ermina Lekaj Perlaskaj ishte zëri, guximi dhe vendosmëria e gjithë shqiptarëve në kuvendin e Kroacisë, ndërsa moszgjedhja e saj është shpërfaqje e politikës së përçarjes së shqiptarëve, me pikënisjen në Prishtinë dhe Gostivar", shkroi Hoxhaj, derisa ndau një fotografi me Perlaskajn. /Zëri