Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë pjestarët e FSK-së

Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë pjestarët e FSK-së

Aktuale April 19, 2024 - 17:10

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është përmbyllur me sukses kursi “Trajno Trajnerët” për Instruktor të Zbulimit nga Ekipi Trajnues Britanik dhe dy Instruktor të FSK-së.

Bëhet e ditur se Kursi për Zbulim është një ndër kurset më sfidues në Ushtrinë Britanike, andaj pjesëtaret e FSK-së, treguan, qëndrueshmëri, fuqi fizike dhe psikike dhe pune ekipore për t’u Certifikuar Instruktor Zbulimi.

“Rritja e Kapaciteteve dhe zhvillimi i aftësive profesionale nga partnerët po e bën FSK-ne te qëndrueshme dhe të gatshme ne përmbushje të misionit dhe detyrave”, thuhet në njoftim. /Zëri