Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë - Dollc

Banorët protestojnë gjatë fillimit të punimeve të rrugës Kijevë - Dollc

Aktuale April 19, 2024 - 11:03

Një grup personash kanë dalë të enjten për të protestuar, duke dështuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9 - Segmenti Kijevë - Dollc”, ngjarje kjo në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrimet “Mos i mbyllni bizneset tona”.

Përfaqësuesi i protestuesve, Isuf Mehmetaj, tha se si shkak i zgjerimit të rrugës rrezikohet që të mbyllen mbi 60 biznese.

“Kemi dalë për të protestuar për devijimin e rrugës. Këta po thonë që është vetëm zgjerimi i rrugës. Toka bukës po nxinet këndej janë dy anët e rrugës të shpronësuar, ka biznese ne jemi dalë shkaku i bizneseve që ato tash vetëm duhet që t’i mbyllim. Numri i bizneseve është 60-62”, tha ai. /EO

Image