Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë
Foto: Laura Hasani

Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë

Aktuale April 18, 2024 - 22:47

Pas lirimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se ky veprim erdhi nga Serbia pas mbështetjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja dhe njëherit dhe zëvendëskryeministrja është shprehur se Jankoviq ishte ndaluar për “dy ditë me radhë arbitrarisht”  dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë.