Kurti takoi nënkryetaret e komunave veriore, flasin për zgjedhjet e 21 prillit

Kurti takoi nënkryetaret e komunave veriore, flasin për zgjedhjet e 21 prillit

Aktuale April 18, 2024 - 22:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjanëië, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanië, dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojevië, e cila mori pjesë virtualisht.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin tonë verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Presidenti i Serbisë.

Po ashtu, vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve.

“Temë tjetër e bisedës ishte edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve tona rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është inicuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave”, thuhet në komunikatë. /Zëri