Ku do të mbahen zgjedhjet e 21 prillit pas refuzimit të drejtorëve të shkollave në veri për lirim e hapësirave për zgjedhje?
Foto: Laura Hasani

Ku do të mbahen zgjedhjet e 21 prillit pas refuzimit të drejtorëve të shkollave në veri për lirim e hapësirave për zgjedhje?

Aktuale April 18, 2024 - 21:15

Kanë mbetur edhe 4 ditë deri në mbajtjen e votimeve për largimin apo jo të kryetarëve veriorë, mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka definuar se cilat hapësira do të jenë qendra votimi.

Kjo pas refuzimit të 33 drejtorëve të shkollave në veri që të bashkëpunojnë me Kuvendet Komunale Zgjedhore për lirimin e këtyre hapësirave për zgjedhje.

Por në vend të shkollave, janë duke u bërë përpjekje që të gjinden qendra alternative për realizimin e këtij procesi zgjedhor.

“Objekti i bardhë mbrapa meje do të jetë potencialisht qendër votimi në vend të shkollës teknike për zgjedhjet e 21 prillit, televizioni mëson së për shfrytëzimin e këtij objekti, KQZ- ja do ta paguajë biznesin në fjalë.”

Nexhat Uglanini, kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka treguar arsyetimet që kanë pranuar nga drejtorët e shkollave për refuzimin e tyre.

“Ka ardh një përgjigje negative nga drejtoritë e shkollave në pjesën veriore, ata nuk kanë refuzu, por është përgjigjja që kanë disa lojna aktivitete për fëmijë disa lojna tradicionale.”

Uglanini ka treguar edhe për objektet alternative që do të shfrytëzohen.

“Sipas informatave që kam, sepse KKZ është në kuadër të komunës, kanë gjetë mënyrën edhe objektet alternative si fakulteti IBCM dhe një objekt në lagjen e Boshnjakëve”, ka deklaruar ai.

Por eksperti i sigurisë, Arben Dashevci pret që këtë herë komuniteti serb mos t’i bindet presionit të Listës Serbe për bojkotim të zgjedhjeve.

“Pritshmëritë e mija janë më pozitive se në zgjedhjet e fundit sepse qytetarët e RKS respektivisht komuniteti serb e kanë pa se kush është çelësi i problemit, pra qytetarët ndihen të relaksuar dhe sipas të gjitha gjasave situata do të jetë më e relaksuar në aspektin e sigurisë.”

Në Leposaviq nga 18 qendra të votimit 3 janë të qasshme; Në Zubin Potok nga 12 qendra të votimit, 2 janë të qasshme; Në Zveçan, nga 6 qendra të votimit 2 janë qasshme kurse në Mitrovicë të Veriut nga 7 qendra të votimit 3 janë të qasshme./teve1