Eurodeputeti holandez Reuten i quan provokime fëminore dhe të rrezikshme veprimet nga autoritetet serbe

Eurodeputeti holandez Reuten i quan provokime fëminore dhe të rrezikshme veprimet nga autoritetet serbe

Aktuale April 18, 2024 - 14:47

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga Serbia ku gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i qytetarëve në kufirin e Serbisë.

Reuten përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, është shprehur se këto janë provokime fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe.

“Provokime të parashikueshme, fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe”, shkroi Reuten.

Reuten mes tjerash ka kërkuar që Zëvendës shefi i policisë së Kosovës Jankoviç të lirohet menjëherë.

Ndërkaq ai tha ky model i përshkallëzimit dhe frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë duhet të ndalohet.

“Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka përfunduar ai. /Zëri