Gërvalla falënderon të gjithë ata që u angazhuan për suksesin në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Gërvalla falënderon të gjithë ata që u angazhuan për suksesin në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Aktuale April 18, 2024 - 12:08

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla edhe sot ka folur për suksesin e arritur në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gervalla ka përmendur që 82% e Asamblesë ishte në favor të Kosovës, edhe se ky është një moment historik dhe i rëndesishëm, transmeton Zeri.info.

Ndërkaq ajo falenderon edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që nuk reshtën së punuari për sigurimin dhe përkrahjen e nevojshme.

“Një falënderim i përzemërt iu shkon të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shoqërisë civile, diplomatëve tanë në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të gjithë miqve të Kosovës, të cilët në asnjë moment nuk rreshtën së punuari edhe për të siguruar përkrahjen e nevojshme, por në radhë të parë për të plotësuar premtimin e dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe njëkohësisht kriteret e kërkuara për anëtarësim në KiE”, shkroi ajo në profli e saj në Facebook.

Gërvalla u shpreh se angazhimi për të kaluar me sukses edhe hapin e fundit për anëtarësim të plotë në KiE, do të vazhdojë.

Kujtojmë se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të kaloj në Këshillin e Ministrave i cili pritet të mbahet në mesin e muajit maj. /Zëri