“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Aktuale April 16, 2024 - 23:42

Dardane Bala, familjare dhe shoqe e gruas që u vra nga bashkëshorti saj në Pejë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që kishin viktima dhe i dyshuari – për vrasjen tashmë.

Ajo ka thënë se dashuria e madhe ndaj bashkëshortit ia mori jetën.

“Jua kom ditë raportet gjithë jetën, deri në momentin e fundit. E ka dashur shumë atë. E ka dashtë tej mase. Deri në momentet e fundit nuk ka heq dorë nga Edi. Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori edhe jetën”.

“Unë për atë pjesë nuk nuk mundem me bisedu, se nuk nuk jam krejtësisht e sigurt. Edi ka qenë i papunë një kohë të gjatë, ka qenë në depresion. Ajo është munduar dhe kujtuar për të. Mund të them që pak e ka neglizhu edhe mjekësia dhe organet e shtetit. Ka tentu disa herë me kuru, me çu nëpër mjekë…”, ka thënë Bala.

Teksa ka folur për problemet që kishin në martesë, Bala gjithashtu ka treguar se të dyja vajzat e kanë parë nënën e tyre të gjakosur.

“Kemi qenë në dijeni edhe rrethi, edhe shoqëria, po Xhuljeta e ka mbajt në rreth problemet me bashkëshortin. Ka dashtë me mbrojt prej të gjithëve, edhe pse familjarët janë ata që i sugjerojnë të ndahet, por ajo nuk ka pranuar, i ka qëndruar pranë gjithmonë… Edhe vajza e madhe edhe e vogla e kanë parë nënën të gjakosur”, ka shtuar ajo. /rtvdukagjini