Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës
Foto: ZKM

Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës

Aktuale April 09, 2024 - 08:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi mbrëmë iftar për pjesëtarë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përkatësisht zjarrfikësve të Kosovës.

Image

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, bashkë me Kurtin ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

Image

“Kryeministri tha se ky është një muaj në të cilin na i kujtojmë vetes edhe njëri-tjetrit vlerat e solidaritetit, përkrahjes për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha e kushtet më të vështira, në mënyrë që duke iu përkushtuar anës shpirtërore të njeriut dhe ndihmës për tjetrin të ngritemi të gjithë bashkë si shoqëri, si popull, ashtu që të mos ngelet askush mbrapa”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, shkruan Zeri.info.

Image

Ai i falënderoi zjarrfikësit për gjithë kontributin, punën, rolin vigjilencën që e tregojnë në përmbushjen e detyrave të tyre. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image