Arifi: Nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE
Foto: Laura Hasani

Arifi: Nëse nuk dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE

Aktuale April 08, 2024 - 23:28

Analisti Avni Arifi ka thënë se absurdi më i madh është se Serbia po jep vit për vit 800 milionë euro.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë nuk është veriu, dhe nuk ka qenë kurrë.

“Qëllim i tyre është me marrë Kosovën. Sepse përndryshe kurrë një shtet si Serbia nuk i jep 800 milionë euro për therra të Leposaviçit”.

Analisti tutje tha se nëse nuk dërgohet Asociacioni në Gjykatën Kushtetuese, Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE.

‘Kosova ka marrë obligime, nuk ka rëndësi se kush ka me implementu, ndoshta pas Kurtit do të vijë dikush që ka me u detyru me implementu. Kurse për masave dhe ndëshkimet, si një ‘dorëzim ‘ i Bashkimit Evropian ndaj një procesi që po dështon”.

“Ne kemi kushtëzimin, që çdo ditë po kushtëzohemi se ne nuk do të jemi pjesë KiE, nëse nuk dërgohet asociacioni në Gjykatën Kushtetetuese”, u shpreh Arifi në RTVD.