Kupchan: Ka mundësi përshkallëzimi të situatës në veri

Kupchan: Ka mundësi përshkallëzimi të situatës në veri

Aktuale March 30, 2024 - 13:31

Profesori universitar në Georgtown University të Washingtonit, Charles Kupchan, ka vlerësuar se situata e sigurisë në katër komunat veriore, ka mundësi përshkallëzimi të situatës.

Madje sipas tij, shteti serb po dëshiron të pengojë normalizimin e marrëdhënieve.

“Këto lloj të raportimeve për stërvitje, qofshin paramilitare apo ekstremiste, Veç kemi kaluar disa momente të rrezikshme jo shumë kohë më parë, në Banjska. E dimë që ka potencial për shpërthim të dhunës. Këto lloj të raportimeve janë shumë shqetësuese. Nuk besoj që jemi duke shikuar në një situatë lufte ndërmjet Kosovës e Serbisë. Padyshim që ka akterë që mund të zgjedhin dhunën, ose të shohin dhunën si një mënyrë për të ndërprerë normalizimin  duke ndikuar në mos lëvizjen para të dialogut mes Prishtinës e Beogradit”, ka thënë Kupchan për Tëvë1.

Ditë më parë, edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, paralajmëroi se ka grupe të cilat janë duke u trajnuar nga Serbia për të sulmuar Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb, hyri përmes rrugëve ilegale dhe sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku./