ASK-ja thotë se pjesëmarrja në regjistrim të popullësisë është obligim ligjor
Foto: Laura Hasani

ASK-ja thotë se pjesëmarrja në regjistrim të popullësisë është obligim ligjor

Aktuale March 30, 2024 - 12:49

Avni Kastrati, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij, pjesëmarrja në regjistrim është obligim ligjor.

“Regjistrimi i popullsisë është një e mirë publike që u shërben pothuajse të gjithë shfrytëzuesve në forma të ndryshme. Pjesëmarrja në regjistrim përveç që është obligim qytetar njëherit është edhe obligim ligjor”, deklaroi Kastrati në një mesazh drejtuar qytetarëve.

Procesi i regjistrimit të popullsisë do të zgjasë nga 5 prilli deri më 17 maj.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.