Haradinaj kujton dëshmorët e martirët e Rahovecit: Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza

Haradinaj kujton dëshmorët e martirët e Rahovecit: Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza

Aktuale March 30, 2024 - 12:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi kanë përkujtuar sakrificën e dëshmorëce e martirëve të këtij vendi.

Haradinaj tha se Rahoveci me rrethinë ishte  vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri dhe se lufta e dëshmorëve do të mbetet gjatë në kujtesën historike të Kosovës, raporton Zeri.info

“Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik; është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

 Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri