BIK-u del me njoftim për kohët e namazit, syfyrit e iftarit pas ndërrimit të orës
Foto: Laura Hasani

BIK-u del me njoftim për kohët e namazit, syfyrit e iftarit pas ndërrimit të orës

Aktuale March 30, 2024 - 10:59

Sonte pas mesantës bëhet ndërrimi i orës dhe llogaritja e kohës bëhet me orën verore.

Në lidhje me këtë ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës, meqë edhe orari i syfyrit e iftarit do të ndryshojnë, raporton Zeri.info

BIK-u ka kërkuar nga qytetarët që për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit të informohen nga takvimi zyrtar.

“Kohët e namazit për nesër, e diele – 31.3.2024

Syfyri / Imsaku: 4:37

Lindja e Diellit: 6:13

Dreka: 12:43

Ikindia: 16:17

Iftari / Akshami: 19:08

Jacia: 20:41”, thuhet në njoftim. /Zëri