Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës

Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës

Aktuale March 29, 2024 - 15:41

Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit, siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e qytetarit, MAPL-ja i jep të drejtë legjitime edhe propozimit të iniciuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës.

Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se MAPL-ja, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, si organ kompetent ka konstatuar se akti i komunës në aspektin procedural është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

"Ky vendim do tê mundësojë zhvillimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Komunës së Gjilanit", ka thënë Bekim Salihu.

Drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë më tej shtoi se edhe këto dy vendime dëshmojnë që qeverisja e udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni vazhdon të punojë konform udhëzimeve dhe ligjeve në fuqi. /Zëri