Petkoviqi takon ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit

Petkoviqi takon ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit

Aktuale March 29, 2024 - 15:26

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Petar Petkoviq ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Beograd – nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi. Në këtë takim, siç njofton zyra e Pektoviqit, kanë folur për situatën në Kosovë dhe raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Petkoviqi pretendon se Kosova “s’ka treguar as vullnetin më të vogël” për të gjetur një zgjidhje kompromisi sa i përket vendimit për dinarin dhe transaksioneve e pagesave.

Petkoviqi tutje në njoftim pretendon se “Kosova dhe Kurti po bëjnë gjithçka për t’i dëbuar serbët nga Kosova”.

Petkoviqi është ankuar edhe lidhur me procesin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit përmes peticionit. /express