Bulliqi liron nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Pajtim Balaj

Bulliqi liron nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Pajtim Balaj

Aktuale March 29, 2024 - 15:12

Shpejtim Bulliqi, Kryetari i Komunës së Podujevës ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.

Ndërkaq Bulliqi tha se kërkesën për lirim nga detyra e ka bërë vet Balaj, pasi që do të vazhdojë me angazhime tjera profesionale, transmeton Zëri.info.

Ai përveç kësaj falënderoi drejtorin për angazhimin dhe i dëshiron suksese në jetën personale, përmes një postimi në Facebook.

“Me kërkesë të Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj sot e kam liruar nga detyra e drejtorit për shkak se ai do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale.

Pajtimin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë dikaster, si dhe i dëshirova shumë suksese në jetën profesionale”, shkruan Bulliqi. /Zëri