Ironizon Zemaj rreth intervistimit të Martin Berishajt: A po ju thirrka Prokuroria Speciale a?
Aktuale
March 29, 2024 - 14:21
Pasi njoftimit se ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj është intervistuar për disa orësh nga Prokuroria Speciale në Prishtinë ka reaguar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “A po ju thirrka Prokuroria Speciale a? – Ju thirrë, ju thirrë”.
Ambasadori Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit. Ai po intervistohet me dyshimet për një aferë financiare të ndodhur në Slloveni. /Zëri