Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës: Kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës: Kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Aktuale March 28, 2024 - 13:04

Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës, ku u vranë 147 persona, ndër ta gra, fëmijë, burra e pleq.

Lushtaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kjo plagë nuk do të shërohet derisa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës.

Postimi i plotë:

147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht më 28 mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve.

Kjo plagë e madhe jona nuk do të shërohet derisa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës.

Lavdi e përjetshme!