Shifrat e kontratave njëburimore, Rrustemi zbulon si janë shpenzuar miliona euro gjatë viteve të kaluara
Foto: Laura Hasani

Shifrat e kontratave njëburimore, Rrustemi zbulon si janë shpenzuar miliona euro gjatë viteve të kaluara

Aktuale March 28, 2024 - 10:58

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se edhe në seancën e kaluar e edhe sot po e dëshmojmë se në cilat vite dhe cilat qeveri është përdorur më shumë procedura tenderuese e kontratave njëburimore.

Rrustemi ia ka përmendur opozitës shumën e kontratave njëburimore që kanë nënshkruar në kohën kur ata ishin në qeveri.

“2008-2014, qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, 448 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontrata njëburimore. 2015-2017, qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, 158 milionë euro ka qenë shuma. 2018-2019, qeveri e udhëhequr nga AAK-ja, 120 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontratat njëburimore”, tha Rrustemi.

Deputeti i LVV-së ka shtuar se viti 2008 është viti me më së shumti kontrata njëburimore në vlerë 164 milionë euro, ose 19.86% e totalit të kontratave të nënshkruara.

Ai tha se kërkesa e opozitës për krijim të Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është e arsyeshme.

Rrustemi tha se nuk ka asgjë të dyshimtë në këto kontrata që duhen hetuar.

“Në qeverinë ‘Kurti’ nuk ka korrupsion e ministra të korruptuar”, tha Rrustemi.