Gashi krijon Institutin për Marrëdhënie me Jashtë

Gashi krijon Institutin për Marrëdhënie me Jashtë

Aktuale November 11, 2021 - 13:19

Anëtari i LDK-së dhe bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Rugova, prof. dr. Alush Gashi, ka vendosur të rikthehet në fushën e diplomacisë.

Ai ka themeluar Institutin për Marrëdhënie me Jashtë. Këtë e ka bënë të ditur përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

“Pas shumë dekadash punë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, kontributin tim do të vazhdoj ta jap si themelues dhe drejtor i Bordit të Institutit për Marrëdhënie me Jashtë”.

Në takimin e parë me diplomatë shkëmbyen mendime se si Kosova mund të zhbllokojë anëtarësimin e saj në nivel shumëpalësh dhe njohje diplomatike.

“Kjo mund të bëhet me një strategji dhe koordinim të zgjuar me aleatët”, shkruan ai.