Në Kosovë fillojnë aktivitetet në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Në Kosovë fillojnë aktivitetet në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Aktuale September 11, 2020 - 09:18

Në hapësirën ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, aty ku është vendosur obelisku në nder të viktimave të sulmit të 11 shtatorit, janë vënë kurora me lule që në mëngjes.

Në Prishtinë kanë filluar të mbahen aktivitete në nderim të mbi tre mijë viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

“Miqtë e Amerikës” (Friends of the USA) kanë bërë homazhe e kanë ndezur qirinj me aktivistë para obeliskut në nderim të viktimave të aktit terrorist në SHBA.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka mbajtur një minutë heshtje dhe ka përkujtuar viktimat.

Image

Në nderim të viktimave të këtij sulmi kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001.

Në këtë ceremoni merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. Kjo ceremoni do të mbahet në hapësirën ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, aty ku është vendosur obelisku në nder të viktimave.

Viktimat do të nderohen edhe nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në kujtim të 11 shtatorit 2011, respektivisht viktimave të sulmit terrorist në SHBA, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett do të vendosin kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 shtatorit. /Zëri

Image