Gashi: Deri nesër nëshkruajmë koalicionet, kërkesa për seancë të jashtëzakonshme bëhet shumë shpejt
Foto: Laura Hasani

Gashi: Deri nesër nëshkruajmë koalicionet, kërkesa për seancë të jashtëzakonshme bëhet shumë shpejt

Aktuale April 28, 2020 - 12:14

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë së tij.

Gashi tha pas mbledhjës së pritet formalizimi i koalicioneve, që pritet të nënshkruhen sot dhe nesër, raporton "Zëri.info".

“Po presim që me formalizimin e koalicioneve, i cili do të bëhet besoj brenda ditës sot dhe nesër të procedojmë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës”.

Gashi ka thënë se ende nuk kanë marrë dekretin nga presidenti, që i mandaton për formimin e qeverisë, por sipas tij kjo do të bëhet pasi të nënshkruajnë koalcionin me partitë tjera për t’i bërë 61 deputetë.

“Akoma nuk e kemi marrë, por besoj se sapo t'i kryejmë çështjet që kanë të bëjnë me koalicionin dhe t'i formalizojmë mbi 61 deputetë do ta informojmë presidentin dhe ai do ta lëshojë dekretin”, ka thënë Gashi. /ZERI