Nënkryetari i Gjilanit: Qytetarët nuk po i respektojnë rregullat e izolimit, nga pakujdesia e tyre i kemi rastet e reja

Nënkryetari i Gjilanit: Qytetarët nuk po i respektojnë rregullat e izolimit, nga pakujdesia e tyre i kemi rastet e reja

Aktuale April 27, 2020 - 22:03

Në qytetin e Gjilanit, tashmë janë 51 persona të prekur me Covid 19. Këtë gjë e bëri të ditur në një lidhje direkte për Gazetën Express sot gjatë ditës nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli.

Megjthatë, qytetarët e Gjilanit nuk po i respektojnë sa duhet rregullat e izolimit të vëna nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu pohoi nënkryetari Ismajli.

“Situata është sot e qetë. Por ditëve të fundit rastet na janë shtuar. E krejt kjo nga pakujdesia e qytetarëve. Ne po mundohemi që të japim këshilla të vazhdueshme qytetarëve që të mos dalin. Por ata prapë se prap po gjejnë mënyra të ndryshme për të dalëur. Këto rastet e fundit kanë ndodhur të gjitha nga pakujdesia e qytetarve për të mos qëndruar brenda. Duhet disiplinë për mos me dal nga shtëpitë e tre.

Megjithatë, gjendja e të gjithë pacientëve që për momentin janë të prekur me Covd 19 në Gjilan, gjendjen shëndetësore e kanë stabile.