Edhe një grua shtatzënë me koronavirus në Klinikën Infektive
Foto: Laura Hasani

Edhe një grua shtatzënë me koronavirus në Klinikën Infektive

Aktuale April 22, 2020 - 12:52

Një grua shtatzënë me COVID-19 është duke u trajtuar në Klinikën Infektive, raporton "Zëri.info".

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha.

“Në klinikë e kemi një shtatzënë me Covid pozitiv, është në repartin e izolimit, jemi në konsulta me gjinekolog dhe është vlerësuar se gjendja e bebes dhe nënës është stabile dhe nuk ka nevojë as për oksigjenoterapi”, ka thënë Ajazi-Berisha. /Zëri