Haradinaj: Me dhimbje po i pranoj lajmet për vdekjen e qytetarëve tanë nga koronavirusi

Haradinaj: Me dhimbje po i pranoj lajmet për vdekjen e qytetarëve tanë nga koronavirusi

Aktuale April 21, 2020 - 10:34

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur dhimbjen për vdekjen e gruas shtatzënë nga koronavirusi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social "Facebook" Haradinaj ka ngushëlluar familjën nga Gjakova për humbjen e më të dashurës së tyre.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me dhembje po i pranoj lajmet për vazhdimin e humbjes së jetës së qytetarëve tanë nga pandemia COVID-19.

Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe për të afërmit e tyre. Falënderues personelit mjekësor, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë të sigurisë për punën e palodhshme, si dhe qytetarëve për durimin e dëshmuar në këtë kohë kritike.

Edhe këtë vështirësi do ta tejkalojmë së bashku.