Komuna e Prishtinës ka një njoftim me rëndësi
Foto: Laura Hasani

Komuna e Prishtinës ka një njoftim me rëndësi

Aktuale April 21, 2020 - 10:12

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës.

Pjesëmarrës do të jetë kryetari Shpend Ahmeti dhe zyrtarë nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ky aksion ka filluar që nga shpallja e pandemisë së koronavirusit dhe kryetari Ahmeti ka bërë me dije se aksione të tilla po zhvillohen t’u dalin në ndihmë familjeve në nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë, në të cilën po kalon vendi.