Shërohet edhe infermierja e fundit me koronavirus në QKUK

Shërohet edhe infermierja e fundit me koronavirus në QKUK

Aktuale April 20, 2020 - 23:45

 

Insituti i Sëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë janë shëruar 21 persona të infektuar me koronavirus.

E, në mesin e të shëruarve edhe infermierja e pesët dhe e fundit e Klinikës Infektive, përcjell Inajderi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, infektologu, Valbon Krasniqi,

Krasniqi, po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët shëndetësorë të klinikave tjera sot kanë rezultuar negative në testim.

 

Postimi i tij i plotë:

21 të shëruar sot – shërohet edhe infermierja e 5-të e Klinikës Infektive

Klinika Infektive sot mori një lajm të mirë:. Në mesin 21 pacientëve të shëruar është edhe infermierja e Klinikës Infektive, e fundit nga të pesë infermieret që ishte infektuar në vendin e punës. Tani Klinika infektive sërish me komplet stafin e saj, mjekë e infermierë në përballje me COVID-19.

Poashtu, edhe të gjithë kolegët shëndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ.

Urime të gjithëve.

Masat parandaluese në vendin e punës dhe puna profesionale po jep rezultate.

Vazhdojmë të gjithë, profesionistë shëndetësorë e qytetarë, bashkarisht tutje…

Përdorni masat mbrojtëse personale, respektoni rregullat dhe mbani distancën sociale.