Diaspora ndihmon Kosovën, mblidhen mbi 300 mijë euro në fondin e inicuar nga qeveria

Diaspora ndihmon Kosovën, mblidhen mbi 300 mijë euro në fondin e inicuar nga qeveria

Aktuale April 16, 2020 - 17:03

Deri tash, në llogarinë e hapur nga qeveria e Kosovës, janë grumbulluar gjithësej mbi 300 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, zëdhënsi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ndërkohë, diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruajtur ai.

Deri tash, në Kosovë janë të konfirmuara 423 raste me koronavirus në Kosovë, teksa janë shënuar edhe 10 viktima.