Raste të dyshuara me koronavirus u nënshtrohen testimeve, priten rezultatet
foto: Laura Hasani

Raste të dyshuara me koronavirus u nënshtrohen testimeve, priten rezultatet

Aktuale April 06, 2020 - 14:54

Gjatë ditës së sotme dy persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Derisa numri i të infektuarve me këtë virus në vend ka shkuar në 145, edhe sot disa persona u janë nënshtruar testeve.

Nga Klinika Infektive është bërë e ditur se janë duke pritur rezultatet për dy raste, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tashmë po hulumton për kontaktet e rasteve që kanë rezultuar pozitive.

Personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit e që u janë paraqitur indikacione epidiomologjike janë duke u testuar në IKSHPK.

Nga të infektuarit është raportuar se tashmë janë të hospitalizuar 47 persona, nga të cilët 40 janë në gjendje stabile. /Zëri/ A.B.