Qeveria Kurti për rrugën Deçan-Plavë ndan vetëm 400 mijë euro

Qeveria Kurti për rrugën Deçan-Plavë ndan vetëm 400 mijë euro

Aktuale March 13, 2020 - 15:07

Me shumën e ndarë nga Qeveria Kurti për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, i bie se ajo do të mbetet e papërfunduar. Ndërsa Qeveria Haradinaj e kishte futur ndër prioritete, tani ajo vetëm figuron si projekt.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes Facebookut ndaj këtij përcaktimi të Qeverisë Kurti.

“Qeveria ‘Kurti’ me premtimet mashtruese se do e vazhdojë ndërtimin e rrugës Deçan -Plavë, jo vetëm që nuk e ka lënë sikur ka qenë në parashikimin buxhetor, por asaj rruge ia ka hequr pothuajse tërësisht buxhetin. Turpi s’ka fund , me vetëm 400 mijë euro në këtë rrugë s’do mundet të ndërtohet asnjë urë e vetme e lëre më rruga në tërësi.

Reflekto kryeministër, je kryeministër i tërë Kosovës”, shkruan Daut Haradinaj në Facebook.