Këto janë të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë në kufirin Kosovë - Shqipëri

Këto janë të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë në kufirin Kosovë - Shqipëri

Aktuale March 13, 2020 - 11:44
Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën

Qeveria shqiptare dje ka marrë vendim që qysh nga ora 06:00 e mëngjesit, të mbyllet kufiri me Kosovën, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit. Kjo gjë është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës. Pas këtij vendimi të drejtë për të kaluar në zonën kufitare kanë vetëm autoambulancat, automjetet komerciale si dhe veturat qeveritare, raporton "Zëri.info".

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Qeveria në krye me Edi Ramën ka marrë po ashtu masa tjera, duke ndaluar qarkullimin edhe Brenda vendit./ZERI

Lexo edhe LAJMI I FUNDIT: Shqipëria mbyllë kufirin me Kosovën
Aktuale March 13, 2020