Agim Veliu takohet me nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

Agim Veliu takohet me nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

Aktuale February 28, 2020 - 12:32

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion nga Gjermania, në krye me Zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, njëherit euro-deputetin gjerman, z. Rainer Wieland, transmeton "Zëri.info".

Gjatë takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për tajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që
kontribuojnë në administratën publike.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të
administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Poashtu ministri Veliu, veçoi luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.

Ndërsa euro-deputeti, z. Wieland, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane. Ai ndau përvoja nga fusha e arsimit, luftimit të korrupsionit, ngritja e kapaciteteve të administratës dhe çështje tjera me rëndësi për shtetin tonë./ZERI

Image