Bahtiri fton LDK-në për bashkëqeverisje: Postin e Kryetarit nuk e japim!

Bahtiri fton LDK-në për bashkëqeverisje: Postin e Kryetarit nuk e japim!

Aktuale February 01, 2020 - 14:39

Bahtiri fton LDK-në për bashkëqeverisje: Postin e Kryetarit nuk e japim!

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Bahtiri, ka kërkuar nga partia e Isa Mustafës, që të heqë dorë nga insistimi i vazhdueshëm për të marrë funksionin e Kryeparlamentarit.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij”, ka thënë Bahtiri.