Jemi e nuk jemi të përgatitur për tërmete

Jemi e nuk jemi të përgatitur për tërmete

Aktuale February 01, 2020 - 07:17

Mentor Llunji, inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe autor i librave të inxhinierisë sizmike,
është i bindur se në rast të një tërmeti në Kosovë, si ai i Durrësit, do të kishte pasur dëmtime të ngjashme.

Ai thotë se intervenimet, shpesh joprofesionale në objekte pas ndërtimit nal, sidomos në objektet e banimit mund të kenë efekt fatal në stabilitetin sizmi

Elvira Agushi / KosovaLive

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në Shqipëri, edhe për Fatbardhën 24 vjeçare ishte i frikshëm dhe i paharrueshëm. Ajo banon në katin e 11-të, në njërën nga njësitë kolektive në qendër të Prishtinës.

“Kam qenë në gjumë kur ndjeva lëkundjet e banesës, u frikësova shumë dhe duke u bazuar në çka kam lex- uar për tërmetet nuk guxova të përdorja as shkallët e as ashensorin”, u shpreh ajo.

Fatbardha ankohet se në objektin ku banon shpeshherë nuk funksionon ash- ensori dhe në dy katet përdheses janë bërë intervenime vend e pavend brenda objektit.

Edhe në Kosovë problemi kryesor qëndron te mosrespektimi i Ligjit për Ndërtime pa Leje

Mentor Llunji, inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe autor i librave të in- xhinierisë sizmike, është i bindur se në rast të një tërmeti në Kosovë, si ai i Dur- rësit, do të kishte pasur dëmtime të ng- jashme.

Ai thotë se intervenimet, shpesh joprofesionale në objekte pas ndërtimit final, sidomos në objektet e banimit mund të kenë efekt fatal në stabilitetin sizmik.

“Qytetarët tashmë e kanë më se të qartë problemin dhe rrjedhimisht rrezikun. Tani jemi në fazën, që ky fenomen është i përhapur gjithandej. Ka nevojë për veprim të organeve kompetente në këtë drejtim...Problemi i nënndërtimeve tashmë duhet të kalojë në nivel të trajtimit dhe të zgjidhjes së kësaj çështjeje me shumë rëndësi për sigurinë e një numri të madh të qytetarëve”, thotë ai.

Llunji sqaron se ndërtimet joformale përfshijnë katet shtesë ose zgjerimet e objekteve ekzistuese, mosrespektimin e përmasave të objektit nga leja e ndër- timit ose edhe ndërtimin e objekteve të reja pa leje.

“Në mbarë Kosovën po pro- jektohen shumëkatëshe nga inxhinierë që s’kanë përvojë të mjaftueshme dhe kjo po bëhet pa asnjë kontroll të kualitetit të projektit”, shprehet ai.

Në Kosovë, si në vendet e rajonit, prob- lemi kryesor qëndron te mosrespektimi i Ligjit për Ndërtime pa Leje, me të cilin në këtë rast mund të shqiptohen gjobanë shumën prej 50 deri në 30.000 eurosh.

Sipas një ankete të “KosovaLive”-it, 87,02% e të anketuarit kanë thënë se nuk ndihen të sigurt në vendbanimin e tyre për shkak të intervenimeve ose renovimeve në objektin e banimit. Në të njëjtën anketë 82,1% kanë deklaruar se nuk janë informuar si duhet të reagojnë në rastin e tërmeteve. Shemsi Mustafa, drejtor i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, thotë se secila familje, të paktën, duhet të ketë një broshurë sqarimi si duhet mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Ai tregon se Kosova paraqet një rajon me aktivitet të lartë sizmik, i cili është goditur në të
kaluarën dhe mund të goditet edhe në të ardhmen nga tërmete autoktone shumë të fuqishme.

Sipas tij, në territorin e Kosovës zonat sizmogjene, si Prizren - Pejë, Ferizaj – Viti - Gjilan dhe Kopaoniku janë zona më të fuqishme të burimeve sizmike. “Vendin, kohën dhe madhësinë e saktë të tërmetit, deri më tani nuk ka pajisje që mund të parashikojë, përpos “hartave të rrezikut sizmik” në të cilat janë të regjistruara tërmetet që kanë ndodhur dhe mundësinë e përsëritjes së tyre pas disa viteve”, thotë Mustafa.

Ai këshillon që gjatë kohës së tër- metit duhet qëndruar brenda dhe të bëhet mbrojtja pranë një tavoline derisa lëkundjet të pushojnë, ndërsa në rast se personi ndodhet në ndonjë ambient të hapur duhet qëndruar larg pemëve, ta- belave, ndërtesave dhe telave elektrik.

Qytetarët e Kosovës janë pak të përgatitur për reagim kolektiv në raste të fatkeqësive

Fitim Humolli, profesori i gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko- Natyrore (FSHMN), në Universitetin e Prishtinës, thotë se studentët e Gjeografisë, të Gjeologjisë, të Ndërtimtarisë e të Arkitekturës janë mjaft të informuar për tërmetet dhe pasojat nga to, por kjo nuk vlen për gjithë studentët.

“Nuk kam dëgjuar të ketë trajnime me këtë qëllim, përveçse nga ligjëratat në nivele stu- dimesh. Shoqëria duhet këto njohje t’i marrë në shkolla fillore ose te mesme”, tha Humolli.

Sipas tij, Kosova sa i për- ket aktivitetit sizmik nuk ka pozitë të lakmueshme, prandaj studimi, kujdesi, përkushtimi, mirëmbajtja dhe zbatimi i normativave duhet të jetë në shkallë të lartë për aq sa është dhe rrezikshmëria.
Skender Haxhiu, drejtor i shkollës fil- lore “Naim Frashëri” në Podujevë, thotë se objekti i kësaj shkolle është i sigurt pasi “ndërtimi është me kualitet të lartë dhe ka edhe daljen urgjente”. Por, ankohet se përveç një trajnimi në të cilën morën pjesë vetëm 40 nxënësit e kësaj shkolle në prillin e vitit të kaluar, të mbajtur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile turke AFFAD (Afet ve Acil Durum Yönetimi Baëkanlë – Menaxhimi i fatkeqësive dhe urgjencave), në shkollën e tyre nuk ka pasur të tjera të ngjashme.

Për të njëjtin trajnim flet edhe Fehmi Zeqiri, drejtor i shkollës së mesme të ulët “Isa Boletini” në Podujevë. Edhe nga kjo shkollë 40 nxënës morën pjesë në trajnim, pas të cilit morën obligimin që atë që kishin mësuar t’ua përcillnin nxënësve të tjerë të klasës.

Nehat Koqinaj, përgjegjës për marrëd- hënie ndërkombëtare dhe publikun në Agjencinë për Menaxhimit Emergjent (AME), thotë se tërmetet si kërcënim trajtohen me programe vetëdijesimi në shkolla me përkrahje nga UNDP-ja ose ndonjë sponsor tjetër. Ai thotë se kanë organizuar trajnime të përbashkëta edhe me Agjencinë AFFAD në 80% të komu- nave, ku kanë marrë pjesë nga një ose dy nxënës nga një klasë. Trajnimi kishte zgjatur 35 ditë dhe mijëra nxënës kanë kaluar përmes tij. Megjithatë Koqinaj thotë se Kosova dhe qytetarët e saj janë pak të përgatitur për reagim kolektiv dhe tema të tilla për mbrojtje nga fatkeqësitë ose trajtohen pak ose fare nuk trajtohen. Ai pranon se Agjencia për Menaxhim Emergjent nuk ka kapacitetin, mjetet dhe kohën të arrijë ta përmbushë kërkesën qytetare nga ky aspekt edhe pse është e gatshme dhe bën përpjekje të vazhdueshme. “Nevojë për vëmendje dhe investim në ngritje dhe në zhvillim të kapaciteteve kemi në vazhdimësi. Si në modernizim, ashtu edhe në shtim të duk- shëm në pajisje dhe mjete, që të ushtro- het detyra e dhënë në kuadër të misionit – shpëtim të jetëve, të mirave materiale dhe ambientit jetësor”, deklaroi Koqinaj duke shtuar shtoi se Agjencia po përbal- let edhe me mungesën e mjeteve finan- ciare. “Fatkeqësisht!. Kjo është çështje e cila ndërlidh dimensionet e menaxhimit të secilës fatkeqësi nga faza e paranda- limit, deri në fazën e rimëkëmbjes afats- hkurtër. Mendoj se buxheti i Kosovës investon skajshmërish,, sipërfaqësisht dhe minimalisht në fushën e menaxhimit emergjent”,, shprehet Koqinaj.
Profesionalizmi i lartë i FSK-së
Në anën tjetër Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila deri më tani ka marrë pjesë në tri misione për ndihmë humanitare në Shqipëri në rastin e përmbytjeve dhe në rastin e fundit në tërmetin e para dy muajve, ka shfaqur profesionalizëm në nivel të lartë. Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëd- hënie me Publikun në Ministrinë e Mbro- jtjes së Kosovës, shprehet i kënaqur me strukturën aktuale dhe numrin e person- elit konform kësaj strukture.“Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC) sipas misionit dhe fushat që i mbulon, duke u bazuar edhe në numrin e pjesëtarëve, është e pajisur me mjete të mjaftueshme dhe e gatshme që në raste emergjente të intervenojë në dy lokacione njëkohësisht. Mirëpo synimi ynë është që këto kapacitete të shtohen”, thotë Shala.Ai shpjegoi se Regjimenti i Mbrojtjes Civile (RMC) është pjesë e strukturës së Gardës së FSK-së, i cili përbëhet nga tri kompani për intervenime emergjente. “Në kuadër të FSK-së ekziston Qendra e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (KSH), e cila ka kapacitete për trajnimin e pjesëtarëve edhe në nivel regjional”, thotë Shala.
Ai shtoi se në trajnime dhe furnizim me pajisje specialistike kontribut ka dhënë SHBA-ja, Marina Holandeze, KFOR-i italian dhe turk, Kroacia, Anglia, Finlanda, Norvegjia, Suedia. Për reagime të shpe- jta është e gatshme edhe organizata hu- manitare “Kryqi e Kuq”. Kjo organizatë
shtrihet në 26 komuna të Kosovës dhe 7 ekipe, të cilat janë të gatshme të dalin në terren kurdo që ndodhë një fatkeqësi.
Llogaria e Fondit Rezervë të Kosovës është e boshatisur
Burim Seferi, koordinator i menaxhimit të fatkeqësive, thotë se nga 24 deri në 72 orë me ekipet e specializuara, ata mund të ndihmojnë më shumë së 1000 persona, me ushqim, veshje, ndihmë të parë, ndihmë psiko-sociale. “Kur ndodh një rast emergjent ‘Kryqi i Kuq’ shkruan një raport për Federatën e ‘Kryqit të Kuq’ në Gjenevë të Zvicrës. Ata e shpërndajnë në shoqatat e tyre dhe dihet saktë numri dhe lloji i ndihmave që mund të ofrohen prej tyre. ‘Kryqi i Kuq’ ka kontrata me shumë restorante ose ‘fastfood’-e dhe dyqane, të cilat ofrojnë falas ushqime të shpejta dhe ujë”, shpjegoi Seferi.
Megjithatë duke gjykuar nga rezervat aktuale të shtetit nuk mund të llogaritet për një ndihmë të qëndrueshme afatg- jate. Sipas deklaratave të këtyre ditëve të Lulzim Rafunës, këshilltarit të minis- trit në detyrë të Financave në Qeverinë e Kosovës, të publikuara në disa medir kos- ovare, tashmë llogaria e Fondit Rezervë të Kosovës është boshatisur. Me disa ven- dime të qeverisë “Haradinaj” është bërë ndarja e miliona eurove nga kjo linjë e buxhetit për rezerva shtetërore. Sipas raportit për tre muajt e parë të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës kishte ndarë nga ky fond 500 mijë euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë, 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për procesin e dialogut, 171 mijë euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për vitin 2019 prokurorëve specialë, 143 mijë euro mbështetje për ekipin olimpik të xhudos “Ippon” në Pejë dhe 112 mijë euro për rregullimin e këndit të fëmijëve dhe Parkut tëPaqesnëPreshevë. Vetëmnëmuajindh- jetor Qeveria në largim kishte shpenzuar rreth 800 mijë euro të tjera për nevojat e Zyrës së Kryeministrit, shoqatat e dala nga lufta dhe për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport. Në ndërkohë pas tërmetit katastrofal në Shqipëri ishin ndarë edhe 500 mijë euro tjera si ndihmë.
Arton Muqaj, drejtor i Departamentit për Rezerva Shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, në një bisedë telefonike me “KosovaLive”-in thotë se kanë rezerva të konsiderueshme të mallrave, me të cilat mund të ndihmojnë menjëherë në raste emergjente. Ai ka shtuar se informacione të tjera më të detajuara nuk mund të jepen, meqë janë të seleksionuara si sekrete të shtetit. Ajo që mbetet e paqa- rtë është sasia e këtyre mallrave. Sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore, rezervat e mallrave përfshijnë prodhimet joush- qimore industriale, materiale reprodu- kuese, të naftës dhe të derivateve të saj, barnat, material sanitar. Këto rezerva krijohen nga buxheti i Kosovës, mallrat nga ndihmat humanitare, donacionet dhe mallrat e konfiskuara. Kosova e ka një histori të tërmeteve. Ndër tërmetet e fundit më të fuqishme konsiderohen ai në Gjilan i prillit të vitit 2002, me intensitet 5.7 shkallë, i cili pati një viktimë, tërmeti 5.2 shkallësh i Istogut i vitit 2010 dhe ai i vitit 2013 në Vushtrri me intensitet 4.8 shkallë të Rihterit.