LDK-ja pret zgjidhje nga LVV-ja sa më parë, kërkon pushtet të balancuar
FOTO: Laura Hasani

LDK-ja pret zgjidhje nga LVV-ja sa më parë, kërkon pushtet të balancuar

Aktuale January 25, 2020 - 13:12
Lëvizja Vetëvendosje nuk lëkundet nga qëndrimi i saj se oferta e LDK-së është e papranueshme dhe se Glauk Konjufca nuk largohet nga pozita e kryeparlamentarit. Në anën tjetër, as LDK-ja nuk është e gatshme të lëshojë pe sa i përket propozimit të saj për ta marrë pozitën e kryekuvendarit. Me ngulm partia e Isa Mustafës po kërkon pushtet të balancuar, ani pse në zgjedhje ka dalë e dyta

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetëkëmbëngulëse në ofertën e saj të drejtuar LVV-së më 15 janar, ku ka kërkuar nga kjo parti ta largojë Glauk Konjufcën nga posti i kryeparlamentarit dhe këtë pozitë t’ia kalojë LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit, shkruan sot gazeta "Zëri".

 Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka konfirmuar se partia e tij qëndron prapa afatit kohor që ia ka dhënë LVV-së që deri të dielën të gjejë zgjidhje për bashkëqeverisje.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar diçka. Kemi menduar që është mirë sa më shpejt të përfundojnënegociatat, në mënyrë që në rast se ka rezultat pozitiv tëecim përpara, por edhe në rast të ndonjë epilogu tjetërLVV-ja të ketë kohë të bisedojë me subjektet tjera për bërjen e qeverisë”, ka thënë Veliu.

Nënkryetari i LDK-së pohon se LDK-ja mund tëkonsiderohet e nënshtruar nëse nuk e merr pozitën e kryeparlamentarit, pavarësisht se partia e tij nuk e konteston personalitetin e personit që tashmë mban këtëpozitë. Kësisoj LDK-ja po kërkon pushtet të balancuar me LVV-në edhe pse në zgjedhje ka dalë e dyta. 

"Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën, që mendojmë se është e drejtë. Gatishmëria jonë nuk është të hyjmë në koalicion si të dëmtuar ose si të nënshtruar, por të hyjmë në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejtvota e qytetarit”, ka deklaruar Veliu./Zëri