Mustafa: Letrën e dërguar nga VV nuk e konsideroj zyrtare
Foto: Laura Hasani

Mustafa: Letrën e dërguar nga VV nuk e konsideroj zyrtare

Aktuale January 16, 2020 - 16:05
Mustafa flet pas letrës nga VV-ja

Ka përfunduar takimi mes liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës me disa deputetë të grupit parlamentar të partisë dhe me disa anëtarë të kryesisë, raporton Zëri.info.

Pas këtij takimi në të cilin u pranua edhe një zarf nga Lëvizja Vetëvendosje, Isa Mustafa u deklarua para medieve. Ai potencoi se zarfin që e kanë pranuar nga Vetëvendosje nuk e konsideron zyrtar, meqë siç thotë ai ka pasur cilësime.

“Letrën do ta shohim nuk e konsideroj që është zyrtare dhe përgjigje zyrtare pasi që ka pasur cilësime. Ajo që mund të ju them është që ne jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces të gjejmë rrugë për marrëveshje dhe t’i ndërtojmë institucionet”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje u pyet nëse LDK-ja do ta mbledhë Këshillin e Përgjithshëm që ta shqyrtojnë ofertën e Vetëvendosjes të marrë më 13 janar, meqë krerë të LVV-së kanë theksuar se oferta e djeshme e LDK-së është e papranueshme.

“Ne Këshillin e Përgjithshëm të Partisë e mbajmë për çështje të cilat janë parimore nuk diskutojmë elemente të letrave te subjekteve politike”, ka thënë ai./Zër