Avni Zogiani thotë se tek AAK’ja pritet ndryshim drastik, Daut Haradinaj kryetar

Avni Zogiani thotë se tek AAK’ja pritet ndryshim drastik, Daut Haradinaj kryetar

Aktuale January 12, 2020 - 22:12
detaje

Anëtari i VV’së, Avni Zogiani, ka thënë se tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ndodhë një ndryshim i madh.

Kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot dorëheqje nga ky post dhe tani priten zgjedhjet e reja të brendshme. Analistët mendojnë se përsëri kryetar do të ejtë Ramush Haradinaj, por Zogiani mendon ndryshe.

Sipas tij kryesimin e AAK’së pritet ta marrë vëllau i Ramushit, Daut Haradinaj.

“Transformim drastik tek udheheqja e AAK, largohet Ramushi, vie Dauti!”, ka shkruar Zogiani.

Ramush Haradinaj përveç se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, po ashtu ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit dhe ka cituar ndryshimet e brendshme në parti si arsye të largimit.