Këto janë çmimet e reja të parkingjeve në Prishtinë

Këto janë çmimet e reja të parkingjeve në Prishtinë

Aktuale December 27, 2019 - 13:28

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar rregullorja e çmimeve për vendparkingje.

Vendparkingjet janë ndarë në tre zona si dhe janë vendosur çmimet për orë

Zona 1: 1 euro për 2 orë.
Zona 2: 50 cent tre orë; dhe
Zona 3: 30 cent 3 orë.

Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta.