Deputetja serbe i reagon Vlora Çitakut pas krahasimit të luftës në Kosovë me “Game of Thrones

Deputetja serbe i reagon Vlora Çitakut pas krahasimit të luftës në Kosovë me “Game of Thrones"

Aktuale April 30, 2019 - 12:36
Detajet

Stefana Miladiniviq, deputete e Partisë Socialiste në Parlamentin e Serbisë i ka reaguar ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitakut pasi ka krahasuar luftën e Kosovës dhe Serbinë me serialin “Game of Thrones”.

Deputetja Miladiniviq ka bërë retweet postimin e Çitakut dhe ka shkruar se ky krahasim i ambasadores kosovare është arrogantë dhe i paktuptimitë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ajo ka thënë se ky mendim i Vlora Çitakut është reflektim i politikës lokale.

“Çfarë arrogance pa ndonjë bazë. Një skenar dramatik pa talentë dhe një kapacitet intelektual i pamjaftueshëm. Thjeshtësim vulgar i fenomenit global të Game Of Thrones. I pakutimitë. Reflketim i politikës suaj lokale, nuk është në gjendje të largohet nga fshati juaj”, ka shkruar Miladiniviq.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Twitter e ka krahasuar luftën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me serialin e fashmën ‘Game of Thrones’.

Çitaku ka shkruar se nuk ka rëndësi kush ulet në fron pasi lufta e madhe është fituar.

“S’ka rëndësi kush ulet në fron, por e rëndësishme është kush ka triumfuar në luftë. Për pjesën tjetër nëse nuk ka pëlqejnë ata, ne do t’i mundim”, ka shkruar Çitaku.