Hahn sot qëndron në Kosovë

Aktuale December 03, 2018 - 08:09
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim Johannes Hahn sot do të qëndroj në Kosovë ku edhe do të takohet me krerë institucional e ku njëra ndër temat e diskutimit do të jetë taksa 100 për qind e vendosur për produktet serbe, raporton “Zëri.info”.

Hahn do të zhvillojë takim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me liderë tjerë.

 

Temë diskutimi pritet të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Para se të vij në Kosovë Hahn do të ndalet në Serbi për tu takuar me presidentin serb Aleksander Vuciq siç raportojnë mediat serbe, ndërsa deputetët nga Lista Serbe që nga dje janë duke qëndruar në Kuvendin e Kosovës duke pritur ardhjen e komisonerit Hahn. /ZËRI