Nënkryetarja e AAK-së: Dështimi për t’u pranuar në Interpol le të jetë mësim për ne

Aktuale November 20, 2018 - 15:19
Lexo Detajet

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Magbule Shkodran në një status në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se dështimi për t’u pranuar në Interpol le të jetë mësim për ne, transmeton zeri.info.

Ja statusi i saj i plotë:

1.         Ne (Kosova), të punojmë prej këtij momenti me të gjitha shtetet, të cilat sot me votën e tyre, na e pamundësuan anëtarësimin në Interpol. Të i’u shpjegojmë dhe ti bindim, se mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol, është hendikep për sigurinë e të gjithëve.

2.         Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, besoj se përmes këtij rasti, do t’a kuptojnë që shteti i Serbisë, nuk është i interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën (siç po thuhet). Prandaj, pres nga miqtë tanë, që qartë t’ia bëjnë të ditur Serbisë, që me çasje të tillë ndaj shtetit të Kosovës, nuk mund të vazhdojë më gjatë. Njëkohësisht besoj që taksa e vendosur, nga qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, të përkrahet nga miqtë tanë ndërkombëtarë si përgjigje, ndaj veprimeve destruktive të Serbisë kur është fjala për Kosovën!

3.         Ne qytetarët e Republikës së Kosovës mund t’a bëjmë angazhimin tonë, duke i bojkotuar plotësisht produktet e Serbisë, duke i dalë kështu në ndihmë vendit tonë.