Kurti: Kemi zyrtarë të papërgatitur, jashtë shkojnë si personalitete të show-bizit

Aktuale November 20, 2018 - 14:50
Lexo Detajet

Edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës së policisë ndërkombëtare, Interpol.

Për këtë përmes një statusi në Facebook ai ka fajësuar zyrtarët shtetërorë të cilët sipas tij, as nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten dhe se po shkojnë jashtë vendit jo si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit, por si personalitete të shoW-bizit, përcjell zeri.info

Sipas tij, kjo që ndodhi sot nuk është fare rastësi./ZERI

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje

Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t'u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten. Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të show-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?